Ballina Bota Ndizet situata: SHBA bëhet gati për luftë, Rusia e paralajmëron

Ndizet situata: SHBA bëhet gati për luftë, Rusia e paralajmëron

Rusia i ka kërkuar SHBA-ve të shmangin veprimet ushtarake në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Siri, raporton BBC.

I dërguari i Moskës, Nebenzia është shprehur: “Do ju kërkoj edhe një herë që të përmbaheni nga planet që po zhvilloni aktualisht”.

Ai paralajmëroi Uashingtonin se do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm ushtarak që kryen.

Udhëheqësit perëndimorë thonë se “kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të gjetur përgjegjësit”.

Paralajmërimi nga Moska erdhi gjatë një takimi të ndarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi poshtë rezolutën për të krijuar një ekip të ri ekspertësh.

Rusia vuri veton ndaj rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Kina abstenoi.

Një ekip nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të vendoset në Siri për të përcaktuar nëse janë përdorur armë kimike në Douma./mapo/

@tn.lajmelokale
@tetovanews