Ballina Top Lajm Myftiu Ternava i reagon ndaj Haradinajt: Jemi shqiptarë myslimanë, nuk jetojmë si...

Myftiu Ternava i reagon ndaj Haradinajt: Jemi shqiptarë myslimanë, nuk jetojmë si katolikë (VIDEO)

Myftiu i Kosovës Naim Ternava në një intervistë ekskluzive për arbresh.info i ka reaguar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj pas deklaratave të tij javën e kaluar i cili ka thënë se populli shqiptarë ka qenë katolik, shkruan arbresh.info.

“Kryeministri nuk ka thënë ne nuk jemi mysliman, këtë thënie nuk e ka thënë , unë e kam dëgjuar me vëmendje por se ne kemi qenë katolik, ortodoks, pagan në të kaluarën kjo është e vërtetë . Nuk guxojmë ne ta lidhim historikun tonë vetëm me paraqitjen e fesë katolike apo ortodokse në këto troje,.

Ne kemi ekzistu këtu edhe para se të ekzistojë katolikizmi, kanë qenë pëllazgët , kanë qenë ilirët para krejt këtyve krishterimit. Krishterimi është 2000 vjet e këndej, mirëpo para tyve ne kemi qenë banues të trojeve tona, ndaj kurrë nuk guxojmë me u kthy vetëm aty .

Ne kemi qenë pagan, kemi qenë nevojtarë një kohë të gjatë , pastaj ka kaluar një pjesë ka ardhë krishtenizmi përmes fuqive të ndryshme qysh kanë qenë bizantët, romakët edhe kanë qenë krishterët janë të parët tanë , mirëpo rrethanat kanë ndryshu dhe me ardhjen e osmanlinjve e këndej pjesa dërmuese e shqiptarëve ka kalu në besimin islam dhe kjo është një e vërtetë e madhe dhe se kemi qenë jo mysliman para një kohë në shumicë kjo është një e vërtetë e madhe, por se sot ne jetojmë si krishter kjo është një e pavërtetë e madhe se ne jem shqiptarë, jem shqiptarë mysliman, jem shqiptarë katolik, jem shqiptarë ortodoks, jem shqiptarë çfarë do feje që kemi do të thotë ne nuk jetojmë si të krishterë ne jem mysliman në aspektin fetar”, ka thënë ai./arbresh.info/

Ndiqeni deklaratën e Myftiut Ternava:

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...