Ballina Aktualitet Lajme Moti sot i ndryshueshëm, përkeqësime në orët e pasdites

Moti sot i ndryshueshëm, përkeqësime në orët e pasdites

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe në orët e pasdites do të ketë përkeqësim deri në reshje intensive dhe stuhi të shoqëruara me erëra të forta. Në zonat malore do të ketë edhe reshje bore. Një erë e përforcuar do të fryjë kryesisht nga perëndimi, deri 70 kilometra në orë.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 6 deri në 12 ndërsa ato të ditës nga 10 deri në 19 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjashëm, i vrenjtur me reshje lokale të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri 9 gradë Celsius ndërsa ato të ditës do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius.

Në fillim të javës së ardhshme, do të ketë një stabilizim të kohës dhe rritje të temperaturave./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews