Ballina Bota Momenti i tmerrshëm kur izraelitët vrasin palestinezin me snajper në kokë (VIDEO)

Momenti i tmerrshëm kur izraelitët vrasin palestinezin me snajper në kokë (VIDEO)

Një video, e shpërndarë nëpër media dhe në rrjetet sociale, që tregon momentin kur një djalosh 18 vjeçar u vra me snajper nga ushtria izraelite, ka ngjallur reagime të shumta.

Në pamje shihen shumë palestinezë që protestonin në Rripin e Gazës ndaj izraelitëve. Pas disa sekondash vrapimi në tentim për të ikur nga plumbat, Abdel Fattah Abd al-Nabi u qëllua me snajper mbrapa kokës dhe vdiq në vend.

Ushtria e Izraelit u mundua të arsyetojë këtë që ndodhi duke thënë që viktima i përkiste organizatës terroriste palestineze Hamas, pretendim që u hodh poshtë nga familja e viktimës.

“Ai nuk kishte armë as Molotov, vetëm një gomë. A u bën kjo dëm izraelitëve, një gomë?!”, tha vëllai i viktimës. “Ai nuk po shkonte drejt tyre, por po ikte”.

Izraelitët thanë që videoja e shpërndarë nëpër rrjetet sociale është e edituar nga Hamasi për propagandë dhe nuk tregon momentet kur sipas tyre, viktima është treguar i dhunshëm ndaj ushtarëve.

Kjo vrasje e çon në 19 numrin e viktimave gjatë kësaj vale protestash në kufirin mes Izraelit dhe Gazës./periskopi/

VIDEO bonus:
Loading...