Ballina Aktualitet Lajme MOGHERINI: MAQEDONIA ARRITI REZULTATE MJAFT POZITIVE, PRANDAJ E MERITOI UDHËZIMIN E KE-SË

MOGHERINI: MAQEDONIA ARRITI REZULTATE MJAFT POZITIVE, PRANDAJ E MERITOI UDHËZIMIN E KE-SË

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini gjatë fjalimit të mbajtur në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë tha se ajo e vlerëson lartë punën e Kuvendit, bashkëpunimin me opozitën, por edhe kontributin e qytetarëve të vendit për arritjen e udhëzimit pozitiv për të filluar bisedimet për anëtarësim.

“E vlerësoj shumë punën e secilit anëtarë të këtij Kuvendi. Për mua është nder dhe emocion që të sjell këtu në shtëpinë tuaj të demokracisë, lajmin e mirë që KE-ja vendosi të propozoj çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE).

“Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë por e të gjitha institucionet e vendit, nga presidenca deri te qeveria, organizatat e të tjera. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ditët e kaluam dëgjova shumë falënderime për raportin pozitiv po në fakt ne duhet t’ju falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës”, është shprehur mes tjerash funksionarja e lartë e BE-së Federika Mogerini.

Ndërsa gjithashtu se jam e sigurtë se ky është hapi i parë në rrugën e gjatë që ka nevojë për punë të përbashkët, ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, për të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit tuaj.

Qytetarët tuaj janë të bashkuar për të arritur objektivat, dhe ata kërkojnë qe edhe ju të jeni të bashkuar për të arritur objektivat”, përfundoi Mogherini.

@tn.lajmelokale
@tetovanews