Ballina Aktualitet Lajme Mogerini: Maqedonia është rikthyer në rrugën evropiane

Mogerini: Maqedonia është rikthyer në rrugën evropiane

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini e cila po qëndron në Shkup, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, tha se Maqedonia i është kthyer rrugës evropiane. Sipas saj, raporti i pastër i KE-së për Maqedoninë, është një motiv shtesë për të bërë më shumë punë në aspiratat drejt BE-së, raporton SHENJA.

“Jeni rikthyer në rrugën evropiane dhe ky është lajm i mirë. Kjo është nje arritje jo vetëm për qeverinë por për të gjithë institucionet dhe qytetarët. Rreziku është në mosavancimin ose kthimin mbrapa nese nuk dini të menaxhoni.

Lajmet e mira nga Komisioni Evropian sjellin edhe më shumë punë që duhet të bëni”, deklaroi Mogherini.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se Qeveria punon me përkushtim për freforma të qëndrueshme dhe zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

“Jemi në rrugë të mirë në përmbylljen e kontestit me Greqinë. Jemi të përkushtuar ne zbatimin e reformave të qëndrueshmë.

Do të arsyetojmë pritjet dhe do të japim motive të reja për mbështetje. Qytetarët me vendosmëri kanë dhënë porosi për ta ndriçuar ardhmërinë e Maqedonisë”, tha Zaev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews