Ballina Aktualitet Lajme Miratohet Ligji i kërkuar nga PSP për dëshmitarët e mbrojtur, voton pro...

Miratohet Ligji i kërkuar nga PSP për dëshmitarët e mbrojtur, voton pro edhe VMRO

Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, i cili është pjesë e ligjeve reformuese është votuar sot në Kuvend, me 86 vota “Për”.

Kjo nënkupton se për ligjin në fjalë kanë votuar edhe deputetët e opozitës. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamenvoska, tha se sugjerimet e tyre janë marrë parasysh andaj edhe kanë votuar të njëjtin.

Sipas saj, ndoshta Ligji nuk është ideali, por më i mirë krahasuar me propozimin fillestar.

Ky Ligj disa herë është kërkuar nga Prokuroria Speciale Publike dhe nuk kishte asnjë votë kundër. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews