Ballina Aktualitet Lajme MINISTRISË SË BUJQËSISË I DHUROHEN 18 AUTOMJETE DHE 300 KOMPJUTERË DONACION NGA...

MINISTRISË SË BUJQËSISË I DHUROHEN 18 AUTOMJETE DHE 300 KOMPJUTERË DONACION NGA BE-JA

Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot i janë dhuruar donacion 18 automjete “Dacia” dhe 300 kompjuterë, të gjitha këto me vlerë prej 1,4 milionë euro.

Ndërsa 14 vetura do të shfrytëzohen për Agjencinë e faturimit, kurse katër të tjera për Ministrinë e Bujqësisë, dhe kompjuterët janë për administratën.

Siç njoftoi ministri Ljupço Nikollovski, donacioni në fjalë do të duhet të forcoj kapacitetet në drejtim të sigurimit të shërbimeve më efikase, më të shpejta dhe më të sigurta.

Nicola Bertolini nga Delegacioni i BE-së në Shkup tha se kjo është një ndihmë e vogël që do ta bëjë këtë sektor më efikas, dhe paraqet një pjesë të ndihmës në segmentet si ujitjen, mbrojtje fitosanitare, dhe kontrolleve veterinare./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews