Ballina Aktualitet Lajme Mickoski i replikon Zaevit: Leksionet tua janë plot krim dhe terror

Mickoski i replikon Zaevit: Leksionet tua janë plot krim dhe terror

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i ka replikuar kryeministri Zoran Zaev, i cili ka thënë se mund t’i mban leksione Mickovskit për ekonomi.

Mickovski ka deklaruar se leksionet e Zaevit janë plot krim, terror, biznese në stilin një euro për Viceto, një euro për Kishën, mos dije dhe qeverisje me frikë.

“Tani unë si një profesor me përvojë shumë vjeçare, dua tua them gjendjen e vërtetë, të cilën po e sheh tërë opinioni, ekonomia po fundoset, ndërsa populli është varfëruar”, ka thënë Mickoski në facebook, përcjell SHENJA.Ai ka shtuar se qeveria ka rritur huamarrjet, po thuajse nuk ka investime kapitale, ndërsa populli shpenzon më pak, ngase nuk ka para.

@tn.lajmelokale
@tetovanews