Ballina Bota Merkel në zyrën e Trump në fund të prillit

Merkel në zyrën e Trump në fund të prillit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara brenda muajit prill për të takuar presidentin, Donald Trump, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëvendësi i sekretarit për media, Hogan Gidley, e konfirmoi vizitën e Merkelit në javët e ardhshme, por nuk dha datë të saktë.

Ndërkohë një zyrtar i lartë amerikan tha për agjensinë Reuters se vizita pritet të realizohet më 27 prill.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të takojë Trumpin në Uashington tre ditë para vizitës së Merkelit.

Takimet do të zhvillohen pak kohë para 12 majit, afatit që ka caktuar Trump për përmirësimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, të nënshkruar nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera botërore.

Gjermania, Franca dhe nënshkrueset e tjera i kanë bërë thirrje SHBA-së që të mbetet në këtë marrëveshje./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews