Ballina Lajme MEDIAT GREKE: KOCIAS TË ENJTEN NË OHËR, MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE QË MAQEDONIA TË...

MEDIAT GREKE: KOCIAS TË ENJTEN NË OHËR, MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE QË MAQEDONIA TË ANTARËSOHET NË NATO

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias sot do të fillon turneun e vogël ballkanik, kurse të enjten më 12 prill në Ohër do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Sipas mediave greke, Kocias nesër do të realizojë takime në Beograd, në enjten në Ohër dhe më pas në Prishtinë dhe do të kthehet në Athinë.

“Në takimin në Ohër të dy ministrat e Punëve të Jashtme edhe njëherë do të bisedojnë për çështjet e hapura me qëllim që të gjejnë zgjidhje. Deri tani, të dy anët kanë arritur pajuteshmëri që emir të jetë i përbërë, që përmban emrin Maqedoni dhe me përcaktues gjeografik. Por mbesin çështjet për të cilat duhet biseduar, siç janë, ndërrimi i Kushtetutës së IJRM-së, gjë që e kërkon Athina, përdorimi i emrit të jetë Erga Omnes, gjegjësisht emri i ri, të përdoret brenda dhe jashtë, por edhe për çështjet rreth gjuhës dhe identitetit” ka publikuar këtë qëndrim televizioni Skaj.

Ndryshe televizioni në fjalë ka komentuar edhe një mundësi që nëse nuk arrihet marrëveshje deri në datat kritike 28-29 qershor kur është Samiti i BE-së, dhe 11-12 korrik kur do të mbahet Samiti i Natos, të dyja palët shikojnë mundësinë për mundësi alternative për marrëveshje ndërkombëtare që Maqedonia të antarësohet në NATO, por pa pasur status si anëtarë i plotë./tv21/

VIDEO bonus:
Loading...