Ballina Bota Luftë në horizont? Kotzias thirrje Erdoganit: Nëse ëndërron ndryshime kufijsh, ne…

Luftë në horizont? Kotzias thirrje Erdoganit: Nëse ëndërron ndryshime kufijsh, ne…

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është pyetur për herë të parë mbi mundësinë e një lufte mes Turqisë dhe Greqisë pas përplasjeve diplomatike.

Ai thotë se “nuk e besoj këtë dhe shpresoj se edhe Turqia nuk beson se mund ta bëjë këtë luftë. Nuk mendoj se Recep Tayyip Erdogan mund të ëndërrojë ndryshimin e kufijve europianë”.

“Nuk ka alternativë tjeter veç paqes dhe bashkëjetesës paqësore”, ka theksuar kryediplomati grek. “Por kjo nuk do të thotë që ne nuk marrim parasysh sjelljen e çdonjërit prej fqinjëve tanë dhe sesi ata përballojnë problemet e fqinjësisë, të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike, paqësore, në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

I them gjithnjë Erdoganit kur e takoj se Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit dhe ai pret e shikon nëse sillesh në mënyrë të drejtë, morale dhe racionale. Nuk mund të ndryshosh gjitonin.

Presidenti turk është një udhëheqës në Turqi dhe jo një personalitet i rastësishëm. Greqia nuk është një fqinj i keq, por Erdogani ka tendenca arrogance.

Synimi i tyre është të na detyrojnë të ulemi në një tryezë me kushtet e tyre, por kjo nuk ka për të ndodhur dhe këtë duhet ta kuptojnë”, shprehet ai në një pjesë tjetër të intervistës për Der Spiegel. (TemA)

VIDEO bonus:
Loading...