Ballina Aktualitet Lajme Lagjja e Dizhonit me infrastrukturës të shkatërruar (VIDEO)

Lagjja e Dizhonit me infrastrukturës të shkatërruar (VIDEO)

Rrugët në lagjet e Dizhonit vijojnë të jenë të pa asfaltuara dhe me mungesë kanalizimi. Qytetarët thonë që në këto lagje nuk punohet thuajse asgjë. Muaj më parë disa ekipe filluan të punojnë me kanalizimin por e lanë në gjysmë.

“Njëherë kanë sjellë makineri të rëndë, kanë gërryer edhe e kanë lënë me kaq, 10 cm kanal kanë këtu. Po të bie shi këtu bëhet katastrofë, uji edhe brenda hyn. Nuk kanë faj populli, kanë faj kryesia, shteti i ka fajet.”

“Para 2 muajsh ishin, e gërryen, e bënë katastrofë dhe ashtu ka mbetur. Askush nuk interesohet, as komuna.

Kjo rrugë me të vërtetë ka nevojë për rindërtim dhe kanalizim. Filluan, iu bënë ofertë të punojnë por u larguan. Ka kanalizime por janë shumë të dobëta, kur mbushet del në rrugë kryesore kur bie shiu dhe uji prej shtëpive që del mblidhet dhe nuk vijnë për ta pastruar.”

Ndërsa, nga Komuna e Çairit thonë se presin miratimin e projektit për kanalizimin nga Ministria e Ekologjisë dhe paralelisht do të fillojnë punë edhe për asfaltimin e rrugëve pas përzgjedhjes së partnerit që do të realizoj punën në teren.

Procedura për furnizim publik për asfaltimin e rrugëve në Komunën e Çairit është e iniciuar dhe pritet që e njëjta të përfundoj gjatë muajit maj. Sektori i urbanizmit do të fillojë menjëherë me punë për asfaltimin e të gjithë rrugëve ku ka nevojë në territorin e Komunës. Kemi aplikuar me një projekt për çështjen e kanalizimit në Ministrinë e Ekologjisë, presim miratimin e projektit dhe pas miratimit dhe realizimit të procedurës së rregullt për kanalizimin të fillohet me punë edhe në këtë drejtim – tha Kushtrim Alla, Zëdhënës në Komunën e Çairit.

Edhe në disa bulevarde dhe trotuare muaj më parë kanë filluar punimet për ndërtim dhe riparim por kanë mbetur të papërfunduara.

Elmedina Aliji

@tn.lajmelokale
@tetovanews