Ballina Teknologji Ky është Gmail i ri!

Ky është Gmail i ri!

The Verge shkroi mbi dizajnin e ri të Gmailit,që do të vinte në javët e ardhshme, ndërkohë që së fundmi ka postuar dhe fotot se si do të jetë ai.

“The Verge ka siguruar pamje të dizajnit të ri, që aktualisht po testohet nga Google dhe partnerët e tij të besuar. Dizajni i ri përfshin disa elementë delikatë të Material Desing të Google dhe një numër of risish që u prezantuan fillimisht për transformimin e Inbox të Gmail”, shkruan faqja e risive teknologjike.

Ky ndryshim do të vijë në javët e ardhshme, si një program i hershëm aksesi për konsumatorët e G Suite dhe llogaritë personale në Gmail.

“Ne po punojmë në disa përditësime të mëdha për Gmail, që janë ende në fazë draft. Na duhet dhe pak kohë të merremi me veten, kështu që nuk mund të bëjmë të ditur asgjë ende”, thotë një zëdhënës i Google për The Verge./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews