Ballina Aktualitet Kosovë Kurti i replikon Haradinajt: Nuk parandalove apokalips, duam kapacitete të reja energjetike

Kurti i replikon Haradinajt: Nuk parandalove apokalips, duam kapacitete të reja energjetike

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka kritikuar Kryeministrin Ramush Haradinaj pasi sipas tij ai nuk po angazhohet për të trajtuar çështjet e ”krimeve të ndodhura në qeveri”.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti madje ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj pasi ky i fundit nuk pos jell kapacitete të reja energjetike në vend, njofton Klan Kosova.

”A e dini cfarë arkive të krimit ka në Qeverinë e Kosovës. Është në detyrën tuaj që të denonconi e të hapni dosjet”.

”Në fund natyrisht që duhet të bëhen ato shpronësime. Së pari Kryeministri thotë se ka pasur të ndodhë bankroti e unë e kam parandaluar. Fundi ka qëndruar në mandate tëndin dhe e ka bërë atë. Kjo për mua është brengosëse”.

Citon Haradinajn (Unë e kam parandaluar apokalipsin, dy dekada pas pavarësisë!)

”Fatkeqësia e këtij vendi është se politikanët tanë kanë ambicie të mëdha për veti e jo për vendin”.

”Le të kemi ambiciet e mëdha për vendin, e jo për vete atëherë do ta kemi progresin. Jam kritik por jam për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë”./KLANKOSOVA.TV/

@tn.lajmelokale
@tetovanews