Ballina Lajme Kroacia nuk do ekstradojë në Serbi Ballist Morinën

Kroacia nuk do ekstradojë në Serbi Ballist Morinën

Kroacia nuk do ta ekstradojë në Serbi shtetasin shqiptar Ballist Morina. Ministria kroate e Drejtësisë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk do ta ekstradojë tifozin shqiptar Ismail Morina në Serbi.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakovic.

VIDEO bonus:
Loading...