Ballina Lajme Kosovë Kreu vrasje në Shqipëri, arrestohet në Kosovë

Kreu vrasje në Shqipëri, arrestohet në Kosovë

Mbrëmjen e së mërkurës në Vërmicë është ndaluar autori i vrasjes së Mario Majollarit, Kastriot Gjuzi, pasi ka kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria për në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Gjuzi pas arrestimit është dorëzuar tek autoritetet shtetërore të Shqipërisë.

Mario Majollari u vra më 10 prill, në një pritë poshtë shtëpisë. Dyshimet e para ishin pikërisht për hakmarrje, pasi i ati i 28-vjeçarit, Avni Majollari vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2001. Kastriot Gjuzi është vëllai i njërit prej viktimave të vrasjes. Vetë Mario kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar./kk/

VIDEO bonus:
Loading...