Ballina Aktualitet Kosovë Kosova heq taksën doganore për produktet e teknologjisë informative

Kosova heq taksën doganore për produktet e teknologjisë informative

Pas shumë vjet kërkesash, Ministria e Financave më në fund ka vendosur të mbështesë sektorin që ka shënuar më së shpejti rritje të eksportit.

Nga prilli ka hyrë në fuqi vendimi, përmes të cilit taksa doganore për produktet e teknologjisë informative dhe pajisjeve të tyre përcjellëse të hiqet e tëra.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i ka thënë KTV-së se ky nuk do të jetë vendimi i fundit që do të merret për lirimet tatimore, por rritje të tyre nuk do të ketë.

Njohësit e teknologjisë së informacionit thonë se megjithëse vendimi është i vonuar, ai sërish do të ketë ndikim pas shumë kohësh kur institucionet nuk kishin fare koordinim mes vete.

Berisha thotë se sektori i shërbimeve është burim i rritjes së punësimit, sidomos i të rinjve, numri i të cilëve në Kosovë është i madh.

Në Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit STIKK thonë të mos kenë marrë asnjë informacion se cilat pajisje janë liruar nga ministria prej listës që ata ua kanë dërguar, pasi ministria ende nuk u ka kthyer përgjigje.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, sektori i shërbimeve tejkalon mbi 1 miliard euro për çdo vit.

Në listën e shërbimeve prin ai i udhëtimeve apo turizmit me eksport në vlerën prej 809.6 milionë euro, e ndjekur nga shërbimet profesionale dhe të biznesit me 64.4 milionë euro, shërbimet e komunikimit me 48.6 milionë euro, shërbimet qeveritare me 35.8 milionë euro dhe shërbimet e ndërtimit me 10.6 milionë euro.

Në një raport të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është thënë se edhe ky sektor është minuar nga mungesa e liberalizimit të vizave, proces që po u pamundëson që ofruesit Kosovar të shërbimeve të mos mund t’i ofrojnë me kohë shërbimet e tyre, duke përfshirë edhe një kosto më të lartë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews