Ballina Bota Koreano jugorët ndahen në dy kampe, disa prej tyre kërkojnë bombardimin e...

Koreano jugorët ndahen në dy kampe, disa prej tyre kërkojnë bombardimin e Koresë Veriore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un bëri historinë ditën e premte, ndërsa ai kaloi në Korenë e Jugut për të zhvilluar bisedime me Presidentin Moon Jae-in.

Ishte takimi i parë prejse dy fqinjët i kishin dhënë fund Luftës Koreane 65 viteve më parë, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Takimi mes dy presidentëve është zhvilluar në një zonë të de-militarizuar. Por protestat anti-Kore Veriore janë mbajtur në vendin Paju të Koresë Jugore, me kërkesën që Presidentin i Koresë Jugore Moon duhet të tërhiqet nga samiti. Disa prej tyre kërkonin të bombardohet Koreja Veriore.

Në anën tjetër ka pasur një grumbullim të mbëshetësve të samitit duke shfaqur një hartë në të cilën shihet unifikimi i dy koreve./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews