Ballina Aktualitet Lajme Kocias-Stoltenberg bisedojnë për çështjen e emrit

Kocias-Stoltenberg bisedojnë për çështjen e emrit

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e Aleancës në Bruksel.

Takimi, i cili është njoftuar nga pres qendra e NATO-s, vjen menjëherë pas takimit që Kocias realizoi me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në Vjenë.

Siç njoftojnë mediat greke, Stoltenberg dhe Kocias do të diskutojnë edhe për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëdhëniet greke-turke dhe për rastin me dy ushtarët grek që gjenden në burgun e Turqisë.

Kocias në një intervistë tha se në samitin e NATO-s në korrik Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Aleancës sepse periudha është e shkurtër.

Ai shtoi se edhe nëse arrihet marrëveshje, nuk do të ketë kohë të mjaftueshme që të përfundojë e gjithë procedura./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews