Ballina Aktualitet Kosovë Kështu i zbuloi policia armët në Mitrovicën e veriut (VIDEO)

Kështu i zbuloi policia armët në Mitrovicën e veriut (VIDEO)

Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar në Mitrovicën veriore një sasi armësh.

Në reportazhin e transmetuar në edicionin e fundit të ‘Drejtësia në Kosovë’, shihet se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë automatike me 3 karikatorë te mbushur me plumba, 2 jelekë antiplumb, një shurdhues i armës, disa pjesë- bateri te motorolave, si dhe fishekë të kalibrave te ndryshëm dhe pajisje tjera, transmeton Kallxo.com.

Një person është arrestuar gjatë kësaj bastisjeje.

Bastisja është vazhdimësi e rastit te datës 28.02.2018 kur janë konfiskuar 81 kilogramë substancë narkotike e llojit marijuanë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews