Ballina Aktualitet Kosovë Jevtiq: Asociacioni do të formohet, Lista Serbe gati për zgjedhje

Jevtiq: Asociacioni do të formohet, Lista Serbe gati për zgjedhje

Asociacioni i komunave serbe do të formohet, tha ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, duke shtuar se Lista Serbe është gati për zgjedhje të reja parlamentare.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati me kryetarin e Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq me ç`rast theksoi se Asociacioni i Komunave serbe është çështje jetike e jo politike.

Ai i kërkoi Prishtinës dhe Brukselit të formojnë AKS-në ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk kërkojmë asgjë që nuk është nënshkruar dhe inicuar”

Jevtiq deklaroi se Lista Serbe është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

“Lista serbe do të ketë rezultate shumë më të mira në zgjedhjet e ardhshme”, transmeton Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews