Ballina Kultura Japin dorëheqjen 3 anëtarë të Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel

Japin dorëheqjen 3 anëtarë të Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel

Tre anëtarë të Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi kanë dhënë dorëheqje Klas Ostergren, Kyle Espmark dhe Peter Englund, deklaratat për dorëheqje i kanë bërë publike për mediat suedeze por nuk kanë dhënë arsye për këtë vendim, shkruan Asociated Press.

Komiteti numëron 18 anëtarë të cilët zgjidhen në këto poste deri në vdekje dhe teknikisht nuk u lejohet t’i lënë ato.

Agjencia amerikane e lajmeve rikujton se në vitin 1989 tre anëtarë dhanë dorëheqje për shkak se Akademia nuk pranoi të dënonte kryetarin Ruhollah Homini pasi që kishte bërë thirrje për vrasjen e shkrimtarit Salman Ruzhdi për “Vargjet satanike”. Akademia në atë kohë nuk pranoi dorëheqjet e tyre./sn/

VIDEO bonus:
Loading...