Ballina Lajme Janë arrestuar katër persona nga incidenti i mbrëmshëm në Reçicë të Vogël

Janë arrestuar katër persona nga incidenti i mbrëmshëm në Reçicë të Vogël

Janë arrestuar katër persona të cilët kanë marrë pjesë në incidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Reçicë të Vogël të Tetovës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Në incidentin e armatosur është vrarë Neip Rexhepi nga dega e BDI-së në Kumanovë. Mes personave të plagosur është vëllai i tij Sabri Rexhepi i cili ka marrë lëndime të lehta në këmbë.

Shkaqet e incidentit deri tani janë të panjohura, ndërsa sot pritet që MPB në konferencë për media të shpalos më shumë detaje në lidhje me rastin. Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një deklarate për media i demantoi informatat se në selinë e Reçicës së Vogël ka pasur inicdent.

VIDEO bonus:
Loading...