Ballina Aktualitet Lajme Ja si ndodhi dhe pse ndodhi vrasja në Reçicë

Ja si ndodhi dhe pse ndodhi vrasja në Reçicë

Burime të Tv Shenja kanë njoftuar se vrasja e sontme në Reçicë, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre janë plagosur është e lidhur me garën për kryetar të degës së BDI-së në Kumanovë.

Sipas këtij televizioni, gjithçka ka filluar në selinë partiake të BDI-së. Më pas ka ndodhur rrahje mes dy grupeve nga Kumanova, e pastaj edhe të shtëna, pas të cilave ka mbetur i vrarë Naip Rexhepi Bellanoca.

Në BDI zyrtarisht kanë mohuar që incidenti të ketë ndodhur për shkak të aktiviteteve partiake, por Tv Shenja raportoi se dy grupet para se të ndodhë incidenti kanë qenë brenda selisë së BDI-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews