Ballina Aktualitet Lajme Ja nga cili fshat është kumanovari i vrarë në incidentin e armatosur...

Ja nga cili fshat është kumanovari i vrarë në incidentin e armatosur në Reçicë

I vrari në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël është Naip Rexhepi me nofkën Bellanoca.

Ai është nga fshati Belanocë i komunës së Likovës, njofton TetovaSot.

I plagosur dhe në rrezik për jetën nga incidenti i sontëm në Reçicë të Vogël është edhe Florim Misini nga Kumanova.

Florimi për shkak të ashpërsive të lëndimeve u transferua në Qendrën Klinike në Shkup.

MPB informoi se dy persona u arrestuan njëri nga Kumanova e tjetri nga Republika e Shqipërisë.

Sipas informatave policore janë arrestuar personat me iniciale B.R. nga Kumanova dhe L.B. shtetas i Shqipërisë./TetovaSot/

@tn.lajmelokale
@tetovanews