Ballina Lajme Ja çka thotë Prokuroria Publike për incidentin e armatosur në Reçicë (VIDEO)

Ja çka thotë Prokuroria Publike për incidentin e armatosur në Reçicë (VIDEO)

Sonte në Reçicë të Vogël, në një shkëmbim zjarri midis dy grupeve, një person humbi dhe disa u plagosën, raporton TetovaSot.

Nga Prokuroria Publike ende nuk e dijnë shkakun e incidentit të armatosur dhe thonë se po punojnë për të sqaruar ngjarjen.

“Në aksionin e organizuar e prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme, dy persona pjesëmarrës në të shtënat që me automjet ishin nisur për në Shkup janë privuar nga liria”, thonë për TetovaSot nga Prokuroria Publike.

.Nga atje thonë se një prokuror kompetent publik nga Tetova po kryen inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip të Ministrisë së Brendshme.

“Prokurori publik ka dhënë urdhër për sigurimin dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes që do të analizohen. Është dhënë edhe urdhër për Analizë të ADN-së profileve, për autopsi ndaj të vdekurit”, thonë nga prokuroria./TetovaSot/.

VIDEO bonus:
Loading...