Ballina Bota Izraeli për herë të parë në histori emëron “të dërguar special në...

Izraeli për herë të parë në histori emëron “të dërguar special në botën arabe”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, do të ndërmarrë një veprim pa precedent dhe për herë të parë në histori do të emërojë ish-oficerin e Mossad-it si “të dërguar të posaçëm për botën arabe”, bëri të ditur dje kanali izraelit Channel 10, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas pretendimeve, Lieberman do të emërojë Eric Ben Haim, ish-oficerin e inteligjencës izraelite, Mossad, si “të dërguarin e tij të posaçëm” në Lindjen e Mesme përgjegjës për kontaktet me botën arabe.

“Çështja e parë kryesore me të cilën do të merret Ben Haim është kriza humanitare në Rripin e Gazës dhe përpjekjet për të rekrutuar ndihma financiare arabe dhe ndërkombëtare,për të financuar projekte që do të sigurojnë energji elektrike dhe ujë për rajonin në fjalë”, Channel 10 citon një zyrtar të paemëruar izraelit.

Ky është veprimi i parë i këtij lloji. Izraeli, i cili nuk ka marrëdhënie formale me ndonjë vend arab, përveç me Egjiptin dhe Jordanin, kurrë më parë nuk ka emëruar një të dërguar për botën arabe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews