Ballina Aktualitet Lajme Ivanov i heshtur, nuk tha asnjë fjalë për raportin e KE-së, nuk...

Ivanov i heshtur, nuk tha asnjë fjalë për raportin e KE-së, nuk është as në agjendën e takimeve me liderët e BE-së

Presindeti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ende nuk ka dhënë asnjë koment, jo vetëm por as nga kabineti i tij nuk është lëshuar asnjë komunikatë si reagim për Raportin poztiv të Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe rekomandimin e pastërt për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), shkruan Zhurnal.

Ivanov është i vetmuar në skenën politike dhe është shumë e qartë se nuk është pjesë e asnjë procesipolitik. Një periudhë të gjatë ai nuk është edhe në agjendën e diplomatëve dhe politikanëve të huaj.

Kështu që edhe tani, presidenti Gjorge Ivanov nuk gjendet në agjendën e takimeve të euro-komisarit Johanes Han dhe shefes së diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini, informon Zhurnal.

Përndryshe, euro-komisari, Johanes Han sot ja dorëzoi Rapoetin e Komisionit Evropian, kryeministrit Zoran Zaev, kishin një pres-konferencë të përbashkët, ndërsa Mogerini nesër do të mbajë fjalim para deputetëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews