Ballina Aktualitet Lajme Interpelanca për Qeverinë është bërë gati, plani është që të dorëzohet të...

Interpelanca për Qeverinë është bërë gati, plani është që të dorëzohet të shtunën

Interpelanca me të cilën, deputetët opozitar të VMRO-DPMNE-së do të kthehen në Kuvend është e përgatitur, ndërkaq sot do të nënshkruhet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Një funksionar nga VMRO-DPMNE për TV24, ka deklaruar se e njëjta do të dorëzohet në Kuyvend të shtunën, dhe në pajtueshmëri me afatin prej tre ditëve të gjendet në seancë kuvendore.

Se pritet që në seancën e parë pas Pashkëve, deputetët të diskutojnë për besimin e Qeverisë, në koordinimin e të hënës ka paralajmëruar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kjo do të jetë interpelanca e parë për punën e Qeverisë, edhe pse VMRO-DPMNE ka dorëzuar gjashtë interpelanca për gjashtë ministra, të cilat asnjëherë nuk erdhën në rend dite. Sipas rregullave, diskutimet për interpelancë zgjasin tre ditë, ndërkaq në mesnatë të ditës së dytë votohet, sado që të ketë të paraqitur diskutues të paraqitur. Që të kalojë interpelanca e VMRO-DPMNE-së janë të nevojshme 61 vota.3

@tn.lajmelokale
@tetovanews