Ballina Aktualitet Lajme INCIDENTI NË REÇICË, Beqiri: Kërkova anulimin e mbledhjes në parti (VIDEO)

INCIDENTI NË REÇICË, Beqiri: Kërkova anulimin e mbledhjes në parti (VIDEO)

Ish nënkryetari i BDI-së Nazmi Beqiri mbrëmë në profilin e tij në rrjetin social Facebook tha se vrasja në Reçicë ka ndodhur pas mbledhjes së grupeve rivale për kryesimin e degës së BDI-së në Kumanovë. Madje Beqiri shpjegoi se nga kreu i BDI-së ka kërkuar që kjo mbledhje të anulohet deri në qetësimin e gjakrave. Në shtator të vitit kaluar, pak javë para zgjedhjeve lokale, Beqiri me mbështetësit e tij kishte dalë kundër listave të propozuara për këshilltar komunal, kur dega e partisë kishte zgjedhur Fatmir Idrizin për bartës liste, aktualisht kryetar i degës së BDI-së për Kumanovë.

“Mund të jenë të njëjtit njerëz në rast se votohen aty ku duhet. Për ndryshime nuk do të pranohen. Jo vetëm që do të bojkotohen por edhe do të luftohen”, tha Nazmi Beqiri, Anëtar i BDI-së (08.09.2017)

Më 5 prill në selinë e BDI-së në Tetovë, dy fraksionet e këtij subjekti nga Kumanova realizuan takim me kreun e partisë. Në mbledhjen e asaj dite për kryetar dege është caktuar Fatmir Idrizi. Burime partiake për Alsat M bëjnë të ditur se brenda hapësirave partiake, situata nuk ka qenë e tensionuar por një zënkë mes dy personave pjesëmarrës ne mbledhje ka bërë që pas grupet e tyre të takohen në rrugë për t’u përleshur kështu fizikisht dhe më pas edhe me armë. Dega e Kumanovës la viktima edhe në vitin 2015, ku si pasojë e mos marrëveshjes për kryesimin e saj, jetën e humbi Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja.

Adrian Kerimi

@tn.lajmelokale
@tetovanews