Ballina Diaspora Imami nga Kosova renditet në mesin e 100 personaliteteve me më ndikim...

Imami nga Kosova renditet në mesin e 100 personaliteteve me më ndikim në Nju-Jork

Ai konsiderohet si një udhëheqës ndërfetar që ka bërë një karrierë të bujshme duke ndërtuar ura të mirëbesimit mes popujve dhe etnive me religjione të ndryshme.

I lindur në fshatin Terstenikë të Drenasit, imami Kukaj ka shkuar në Staten Island në vitin 2002 për të drejtuar Shkollën Islame Miraj.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Atje ai është bërë edhe udhëheqës i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare.

Kukaj, tash e 15 vjet njihet për programin e veçantë të tij pasi një herë në vit organizon një takim ku zhvillohet dialog mes komunitetit katolik dhe atij mysliman, e që përfundon me një dark të përbashkët.

Në mesin e personaliteteve tjera që janë nderuar nga Staten Island ka zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të kujdesit shëndetësor, të atij bankar e të pasurive të patundshme, akademikë, gazetarë, avokatë dhe aktivistë të ndryshëm.

Imami nga Kosova para një muaj ka marr lëvdata dhe nga kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio për kontributin që po jep Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në kultivimin e mirëkuptimit dhe tolerancës ndërfetare në Nju Jork, shkruan AktivPress.

Nëpërmjet Komisionarit të Policisë së Nju Jorkut, ai e ka përcjell një mirënjohje, duke e cilësuar këtë Qendër si një qendër me shumë influencë.

Në mirënjohje, ai ka theksuar se komunitetet fetare janë shtylla kryesore e forcimit të shtetit.

Me iniciativën e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare, de Blasio e ka shpallur muajin prill si muaj të komuniteteve fetare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews