Ballina Aktualitet Lajme I PLAGOSURI 22 VJEÇAR NË PËRPLAJSEN ME ARMË NË REÇICË TË VOGËL,...

I PLAGOSURI 22 VJEÇAR NË PËRPLAJSEN ME ARMË NË REÇICË TË VOGËL, ËSHTË NË GJENDJE STABILE

Nga Qendra urgjente kirurgjikale në Shkup për TV21 konfirmojnë se i plagosuri F.M 22 vjeç në përplasjen e mbrëmshme me armë në Reçicë të Vogël është në gjendje stabile.

“Dje rreth orës 19.30 në Qendren urgjente kirurgjikale në Shkup është sjellë një pacient me lëndime nga armë zjarri në pjesën e aksilës se majtë, pas ekzaminimeve të nevojshme është konstatuar lëndim i enëve të gjakut të sqetullës së majtë, të njejtat janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale. Pas ndërhyrjes gjendja e pacientit është stabile”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews