Ballina Argëtim Kuriozitete Historia e krijimit të planeteve, diamantet e gjetura në meteor shpjegojnë diçka

Historia e krijimit të planeteve, diamantet e gjetura në meteor shpjegojnë diçka

Diamantet e rralla të gjetura brenda një meteori që u rrëzua në Tokës janë mbetjet e një planeti të humbur të krijuar 4.5 miliardë vite më parë kur sistemi diellor u formua.

Meteori u rrëzua në Tokë një dekadë më parë. Sipas zbulimeve të reja planetui i humbur është krijuar disa milionë vite pas lindjes së diellit.

Meteori Almahata Sitta, që përmban diamante mikroskopike, vjen nga një planet misterioz që rrethoi diellin 4.5 miliard vjet më parë.

Trupi qiellor, i cili ishte pak më i madh se Mërkuri, u shkatërrua nga një përplasje kozmike.

Përveç dijeve jashtëzakonisht të vlefshme, diamantet e rralla u japin shkencëtarëve një dritare të re mbi formimin e planetëve.

Dhjetra prej këtyre botëve, të cilat në përgjithësi ishin mes madhësisë së Hënës dhe Marsit, u përplasën me njëri-tjetrin për të formuar planetet shkëmbore që shohim sot.

Sitta Almahita është emëruar sipas vendndodhjes në Sudan, hapësirë mbi të cilën shpërtheu në vitin 2008./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews