Ballina Bota Hipokrizia e gruas së Assadit, e mbuluar nga luksi paraqitet si bamirëse...

Hipokrizia e gruas së Assadit, e mbuluar nga luksi paraqitet si bamirëse e Hollywoodit në Instagram

Ndërkohë që në Ghouta fëmijët po vdesin rrugëve për shkak të sulmeve me armë kimike, bashkëshortja e Bashar al Assad e njohur edhe si “Zonja e parë e ferrit”, po bën jetë të qetë e në luks në Damask.

Madje ajo vazhdimisht publikon fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke iu bërë dhurata fëmijëve e duke u paraqitur si një zonjë humane e e ndjeshme me ta.

Vite më parë u zbulua një email ku tregonte se Asma al Assad kishte shpenzuar 350.000 dollarë për një copë mobiljesh, si dhe një palë këpucë me vlerë prej 7 mijë dollarësh me thembra kristali, ndërkohë që lufta e përgjakshme civile po vazhdonte.

Bashar al Assad dhe bashkëshortja e tij jetojnë në një pallat që arrin vlerën e miliarda dollarëve, vetëm 10 milje nga Ghouta ku persona të pafajshëm, gra, pleq e fëmijë po vriten çdo ditë./pe/

@tn.lajmelokale
@tetovanews