Ballina Aktualitet Lajme Gruevski bëhet gati për president

Gruevski bëhet gati për president

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke e kritikuar oponentin e tij partiak dhe qeveritar, Zoran Zaev për premtimin në lidhje me projektin për ndërtimin e Qendrës Klinike, në rrjetin social Facebook ka shkruar“Sërish, së shpejti do të do të vijnë zgjedhjet”.

Analistët thonë se Gruevski me këtë bën me dije opinionin se ndoshta do të tenton të garoj në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, vetëm e vetëm për ta shpëtuar karrierën e tij politike. Por sipas tyre kjo do të jetë e kotë pasi që imazhi i Gruevskit te ndërkombëtarët është zbehur tejmase.

Analisti politik Selim Ibrimi për Zhurnal shprehet se Gruevski mezi pret të dalë në skenë por kjo do të varet nga dinamikat politike.

“Po gjithcka është e mundur.VMRO kërkon qysh moti zgjedhje të reja, ndoshta Gruevski mezi që pret të dalë edhe njëherë në skenë, por e gjithë kjo do të varet nga dinamikat politike dhe diplomatike me të cilat është duke u ballafaquar Maqedonia. VMRO dhe Gruevski duhet ti rrisin pikët tek elektorati dhe faktori i jashtëm.

Në rast se do të kemi tejzgjatje të problemit me emrin dhe vazhdim të krizës ekonomike atëherë kjo në fakt mund të sjellë një situatë të re politike para zgjedhjeve presidenciale. Në parim duhet parë se nga do të lëvizë VMRO gjatë vitit 2018.

Sic dihet ish kryeministrit dhe qeverisë së tij ju bllokuan shumë vizita të jashtme dhe kredibiliteti i tij ishte shumë i ultë para të huajve. Vetëm një qasje e re e tij mund t’i ndryshojë reagimet e jashtme. Por e gjithe kjo është një pikëpyetje e madhe jo vetëm për të nëse pretendon të garojë por edhe për figuarat tjera në bllokun politik shqiptar që ende vazhdojnë të mbajnë pushtetin”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Nga ana tjetër analisti politik Dame Çkatroski për Zhurnal thotë se VMRO-DPMNE në zgjedhjet presidenciale do të dalë me çfarëdo kandidati vetëm të jetë në lojë.

“Gruevski është në një gjendje të rëndë që prodhon ide të ndryshme që nuk janë të realuzueshme. VMRO-DPMNE kësaj here do të dalin në zgjedhje me ndonjë kandidat sa për sy e faqe që të jenë në lojë. Kandidati për President do të jetë nga partitë tjera parlamentare. Tani ka një pyetje për 1 milion dollarë. BESA apo BDI nëse propozojnë kandidat të tyre ndërsa ai vjen nga përkatësia maqedonase”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Dame Çkatroski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews