Ballina Aktualitet Lajme Greqia është shteti me borxhet më të mëdha në BE

Greqia është shteti me borxhet më të mëdha në BE

Greqia, e cila viteve të fundit përballet më një krizë të thellë financiare, aktualisht është shteti më i zhytur në borxhe nga anëtarët e Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të të dhënave të fundit të agjencisë statistikore të BE-së (Eurostat), Greqia është shteti me borxhet më të mëdha brenda BE-së, me 178% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB).

Më pas vijojnë Italia, borxhi i së cilës është 131% e PBB-së dhe Portugalia me 125% të PBB-së.

Shteti me borxhin më të vogël brenda BE-së është Estonia, borxhi i së cilës është 9% të PBB-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews