Ballina Aktualitet Lajme Greqia, 1 miliard euro për armatime

Greqia, 1 miliard euro për armatime

Mediat greke raportojnë se një komitet i parlamentit grek ka miratuar procedura të shpejta për prokurimin e armatimeve në vlerë rreth 1 miliardë euro.

Sipas “Greekreporter.com”, vendimi u mor pas një informimi konfidencial të komitetit të armatimit nga komanda e forcave të armatosura greke.

Në diskutime morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Admiral Evangelos Apostolakis dhe krerët e Komandës së Ushtrisë së Përgjithshme, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore dhe Marinës Helenike.

Prioritetet e programit janë forca ajrore e Greqisë dhe rritja e 85 prej avionëve të luftës së saj F-16 nga SHBA, së bashku me mirëmbajtjen e flotës së fluturimeve të Mirage-200.

Gjithashtu, edhe marina ka nevojë për një përmirësim të flotës së saj të fregatave MEKO. Qeveria po nxiton të përfundojë marrëveshjen deri më 30 prill dhe pritet që kostoja nuk do të kalojë kufirin prej 1.1 miliardë eurosh./sn/

http://www.ekathimerini.com/227344/article/ekathimerini/news/greek-army-set-to-get-1-billion-euro-upgrade

@tn.lajmelokale
@tetovanews