Ballina Aktualitet Lajme Greqi, 5 vite në arrati, shqiptari kapet me 248 kg kanabis në...

Greqi, 5 vite në arrati, shqiptari kapet me 248 kg kanabis në makinë

Një operacion i suksesshëm antidrogë është zhvilluar nga policia greke në afërsi të Janinës.

Sipas policisë greke është evituar hedhja në treg e rreth 250 kg kanabis sativa që kishte hyrë në Greqi nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë. Në pranga kanë rënë pesë personave, katër shqiptarë dhe një grek.

Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeç, u kapën brenda një automjeti që transportonte lëndën narkotike. Në total, 248,4 kg kanabis ishin ambalazhuar në 80 pako me madhësi mesatare. Ndërkohë dy shqiptarët e tjerë dhe shtetasi grek u arrestuam, pasi me makinën e tyre luanin rolin e pararojës, për të kontrolluara rrugën.

Por policia bën të ditur, se drejtuesi 27 vjeçar i mjetit ku gjendej kanabisi ndodhej në kërkim që prej shkurtit 2013, kur kishte dalë me leje nga burgu i Trikalas dhe nuk ishte kthyer më për të kryer dënimin.

I riu shqiptar vuante asokohe një dënim për drogë, ndërsa karta e homogjenit të cilën u tregoi policëve si dokument identiteti, ishte falso. Përveç drogës, policia sekuestroi dy mjetet, 540 euro dhe 9 telefona celularë./gazeta-Shqip.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews