Ballina Bota Gjermani: Mbi 10 milion të huaj, ja sa prej tyre janë shqiptarë

Gjermani: Mbi 10 milion të huaj, ja sa prej tyre janë shqiptarë

Në fund të 2017 në Gjermani ka pasur rreth 10.6 milion banorë me nënshtetësi të huaj. Kjo shifër tregon se të huajt në Gjermani janë më të shumti në numër sesa asnjëherë më parë. Lajmi është publikuar nga vetë Zyra Federale e Statistikave në Gjermani.
Në regjistër janë shënuar të gjithë të huajt që kanë jetuar tre muaj ose më shumë në Gjermani. Numri i të huajve është rritur për 585.000 ose 5,8 përqind më shumë nga 2016. Rritja ka ndodhur nga 2009, përcjell albinfo.ch.

Numri më i madh i europianëve në Gjermani lidhet kryesisht me lëvizjen e lirë, ndërsa më së tepërmi në 2016 erdhën nga Polonia (85.000), Rumania (85.000) dhe Bullgaria (45.000). “Mes 2007 dhe 2017 numri i të huajve nga BE është rritur nga 919.000 në 2,6 milionë”, thanë nga Zyra Federale.

Sa u takon vendeve të shteteve të treta, të ardhur janë 163.000, ndërsa vitin paraprak kjo shifër ishte 665.000. Shumica nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Sa shqiptarë jetojnë në Gjermani?

Nëse analizojmë sesa shqiptarë jetojnë Gjermani, vetëm me nënshtetësi kosovare ka 208.505 sosh, prej të cilëve 39.020 kanë lindur në Gjermani dhe 169.485 kanë lindur jashtë saj. Kjo shifër është më e madhe, pasi te lista me nënshtetësi serbe (225.535 gjithsej) janë përfshirë edhe një pjesë që kanë origjinë nga Kosova.

Në Gjermani jetojnë 48.705 nënshtetas të Shqipërisë dhe 99.435 nënshtetas të Maqedonisë.

Loading...