Ballina Bota Gaza, izraelitët vrasin edhe dy protestues palestinezë

Gaza, izraelitët vrasin edhe dy protestues palestinezë

Dhuna ka shpërthyer sërish në kufirin e Gazas me Izraelin, ndërsa protestat e marsit të “Kthimit të Madh” hynë në javën e tyre të dytë, me dy palestinezë të konfirmuar të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze më parë konfirmoi vdekjen e parë, të një burri 38 vjeçar.

“Ekipet e PRCS-së ofruan ndihmën e parë për 81 të plagosur në Rripin e Gazës, 36 nga numri i përgjithshëm janë plagosur me plumba të vërtetë. Ata kanë lëndime në gjoks dhe në kokë”.

IDF nisi gazin lotsjellës dhe hapi zjarr mbi protestuesit në Rripin Verior të Gazës, në lindje të Jabaliya, raporton Haaretz. Ushtria izraelite dërgoi snajpera dhe tanke përgjatë kufirit ndërsa protestat vazhdojnë.

Palestinezët kanë djegur goma gjatë protestave, në një përpjekje për të penguar pikëpamjen e snajperistëve izraelitë, ndërsa Izraeli thotë se tymi mund të fshehë terroristët./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews