Ballina Lajme GAFURR ADILI E GODET SELËN: KUKUVAJKAT DHE….

GAFURR ADILI E GODET SELËN: KUKUVAJKAT DHE….

Nje fjale popullore kerçovare thote:
“Askush nuk te pyet si tu be kali qe te ngordhi, por te pyesin si e ke kalin!”

Kjo fjale popullore kerçovare iu pershtatet shume ketyre te ASH-se (Aleances per Shqiptaret), te cilet, jo vetem sot (27 Prill 2018), ne pervjetorin e 27 prillit te vitit 2017, por edhe gjate gjithe vitit vetem kane kukatur po si kukuvajkat, sikur ky popull nuk ka halle te tjera me te medha, por e ka vetem hallin e kukuvajkave te ASH-se!?

Kukuvajkat e ASH-se harrojne se, per ate qe ndodhi ne 27 prill 2017 populli ua dyfishoj votat ne zgjedhjet lokale te vjeshtes se vitit te kaluar;

Kukuvajkat e ASH-se behen sikur nuk shofin se si keta troje po boshatisen nga rinia shqiptare;

Dhe shume e shume halle te tjera….

Kukuvajkat e ASH-se, ne vend qe ketij populli t’i ofrojne nje Program Politik, siç kane vepruar intelektualet shqiptare me MEMORANDUMIN, mbeten vetem duke kukatur, gje kjo qe edhe nje here e rideshmon faktin qe une e kam thene se, u mesuan shume keq me kolltuqet e buta, nga te cilat i largoi Zoran Zaev, dhe tash po kukasin qe permes kukamave te tyre te riulen ne kolltuqet e buta;

Por, me pergjegjesine me te larte morale e kombetare, une i siguroj se, nese do te vazhdojne ne kete forme, te kukuvajkave, nuk do te arrijne asgje, as edhe nje deputet.
Mos i akuzoni shqiptaret neser (ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare) se pse shqiptaret e votojne LSDM-ne, siç bente DUI kur (ne zgjedhjet e kaluara parlamentare) mbi 70 mije shqiptare e votuan LSDM-ne.

Te jeni shume te bindur se, keshtu siç po silleni edhe ju kukuvajkat ASH-se, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare LSDM-ne do t’i dyfishoje votat e shqiptareve.
Mos kujtoni se une kam dashur te formoj parti politike.
Per Flamur nuk kam dashur dhe as nuk dua te formoj parti politike, sepse i kam urryer dhe edhe sot e kesaj dite i urrej partite politike;

Dhe, ju kukuvajkat e ASH-se e dini fare mire se si une iu perkraha, jo vetem moralisht, por edhe iu mbeshteta edhe me….. ne zgjedhjet lokale te vjeshtes se vitit te kalur;
Dhe, kete gje e bera se shpresova shume te ju dhe nuk e besoja se ju do te shendrroheni ne kukuvajka…..

Dhe, pikerisht pse ju u shendrruat ne kukuvajka, si dhe qe te mos ndodhe qe LSDM-ja t’i dyfishoje votat e shqiptareve, une po detyrohem te mendoj dhe edhe te punoj per themelimin e nje partie te re shqiptare, krejt ndryshe nga te gjitha partite e deritanishme, iu thençin shqiptare.
Sinqerisht,
Mr. Gafurr Adili (d.v.)
Kerçove, me 27 Prill 2017

VIDEO bonus:
Loading...