Ballina Aktualitet Lajme Flet nëna për ditët e fundit të Almirit: Me gjithë atë dhimbje...

Flet nëna për ditët e fundit të Almirit: Me gjithë atë dhimbje që kishte, vazhdimisht e kërkonte babin! (Video)

Një jetë e marrë padrejtësisht, që në moshë të hershme. Një mall që nuk mund ta shuaj as një oqean. Një familje që humbën më të dashurin e tyre. Një nënë që asesi nuk pajtohet me faktin që vogëlushin e tij nuk mund ta përkedhel në prehrin e saj, ndërsa lotët janë gjëja e vetme përmes të cilës mund ta shpreh gjithë këtë mallëngjim. I ndjeri Almir Aliu, në vend që me bashkëmoshatarët e tij t’i bashkohej bankave shkollore, trupi i tij po pushon në dheun e zi.

“Unë kisha deshtë që kjo fatkeqësi të mos i ndodh as armikut më të madh, sepse të të humbë fëmiu prej një dore të keqe nuk është e lehtë. Unë si prind e përjetoj shumë rëndë humbjen e djalit. Unë natën e 25 qershorit, deri sa t’i shkoj djalit pranë. Unë shkova me shëru djalin, e se djali po më ndërron jetë, unë nuk mundem ta përballoj këtë të keqe”.

Duke folur për natën kur ndodhi fatkeqësia, ajo thotë se ende i rrin në vesh fjalët e Almirit, i cili vazhdimisht po e kërkonte të atin.
“Nuk e harroj kurrë atë natë megjithëse Almiri gjithë atë plagë të rëndë që e ka pasur, thoshte babi ku është, mendonte që e ka mbytur edhe atë”.
Mixhevrja thotë se e gjithë kjo situatë ka bërë që ajo të mos mund që të ju kushtoj shumë kujdes dy fëmijëve të tjerë, nga mërzia dhe e keqja që e ka kapluar që nga dita kur ka humbur të birin.

“Unë çdo moment jam me të, mendjen e kam tërë kohën tek ai, vetëm me trup jam këtu, se mendjen e kam gjithë kohës te ai. Kur i shoh shokët, gjeneratën e atij, unë nuk mundem ta përjetoj këtë të keqe…megjithëse i kam edhe dy tjerë, por unë nuk jam e aftë as për këto tjerët, me ju ndihmu të shkojnë në shkollë, me i kry detyrat, nuk jam e aftë pasi e mbaj mendjen vetëm tek ai”.

Vogëlushi në dhe’, babai në burg, ndërsa vrasësi me dënim minimal. Ky është epilogu i mankthit të familjes Aliu. As lotët e nënës Mixhevere, e intervistuar më 14 dhjetor, nuk tundën prokurorinë dhe gjykatën. Shuarja e një jete të njomë, Boban Iliqit i kushtoi vetëm 6 vjet heqje lirie./Shenja.TV/

@tn.lajmelokale
@tetovanews