Ballina Aktualitet Lajme Fillon samiti i parë digjital në Shkup

Fillon samiti i parë digjital në Shkup

Maqedonia sot edhe nesër do të mirëpres Samitin e parë digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti është edicioni i parë i një evenimenti të tillë që do të organizohet çdo vit nga tash e tutje. në samit pjesëmarrës janë kryeministra, përfaqësues qeveritar, afaristë, përfaqësues të BE-së, organizata rajonale dhe bashkësia akademike.

Zyrtarisht samiti u hap nga kryeministri, Zoran Zaev i cili theksoi se kjo mbledhje vendet e rajonit do i afrojë edhe më shumë të lidhen me teknologjinë e re dhe të bashkëpunojnë edhe më shumë.

Digjitalizimi është mundësi e cila nuk duhet lëshuar nëse duam ta sigurojmë të ardhmen. Bashkëpunimi rajonal ka domethënie kyçe për lidhjen e qytetarëve dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor-tha mes tjerash Zoran Zaev, kryeministër i vendit.

Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të jenë nikoqir të Samitit të parë digjital në Shkup, që i fillon punimet sot.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjerë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian (KE) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë.

Në Samit do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj, etj.

Në samit do të ketë panel diskutime për ndërlidhje digjitale, integrim të ekonomive, përforcimin e sigurisë kibernetike, digjitalizimin e industrive, etj.

Samiti do t’i mbyll punimet në ditën e nesërme, 19 prill./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews