Ballina Aktualitet Lajme “Emri”, Dimitrov: Negociatat janë në fazë delikate

“Emri”, Dimitrov: Negociatat janë në fazë delikate

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov pret që në takimin e nesërm për emrin me homologun e tij grek, Nikos Kocijas të zhvillojë biseda esenciale. Ai theksoi se negociatat janë në fazë delikate, por se gjithsesi është optimist se dita e nesërme do të sjellë progres në tejkalimin e dallimeve rreth kontestit shumëvjeçar.

Gjithsesi takimit të nesërm në Ohër që pritet të fillojë herët në mëngjes do t’i paraprijë një takim joformal sonte midis Dimitrovit, Kocijasit dhe Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Pavlo Klimkin./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews