Ballina Aktualitet Lajme Dy shtete të fuqishme paralajmërojnë Serbinë në lidhje me Kosovën

Dy shtete të fuqishme paralajmërojnë Serbinë në lidhje me Kosovën

Dy shtete të fuqishme: Franca dhe Britania kanë paralajmëruar pasoja për shtete të cilat mund të tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës, duke goditur kështu lobimet e shumta që Serbia kryen vazhdimisht kundër shtetësisë së Kosovës.

E përditshmja e Beogradit, Vecernje Novosti, duke pasur për bazë deklaratat e ministrit serb të jashtëm, Ivica Daçiq, shkruan se Britania e Madhe po përgatit një goditje për Serbinë.

“Burimet tona thonë se zyrtarisht Londra po kundërshton anulimin e sesioneve të OKB-së në lidhje me Kosovën, apo zvogëlimin e tyre në konsultime të mbyllura për publikun”, shkruan kjo gazetë, përcjell KosovaPress.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq kishte theksuar se ka marrë informatë se një vend i Bashkimit Evropian dhe anëtar i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit në OKB, ka thënë në Përfaqësinë e përhershme të Serbisë në SHBA se në të ardhmen do t’i dërgojë notë proteste çdo vendi që tërheq njohjen e Kosovës.

Përderisa Daçiq nuk e kishte saktësuar se e ka fjalën për Britaninë, mediat e Beogradit kanë zbuluar se fjala është për atë.

Po ashtu edhe Franca ka paralajmëruar notë proteste ndaj çdo shteti që në të ardhmen, me kërkesë të Serbisë, do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gazeta e Beogradit ”Politika” shkroi se Parisi është i irrituar me veprimet dhe aktivitetet e Serbisë kundër Kosovës dhe pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews