Ballina Bota Duket e pabesueshme, por shumë zviceranë pëlqejnë të jetojnë jashtë Zvicrës!

Duket e pabesueshme, por shumë zviceranë pëlqejnë të jetojnë jashtë Zvicrës!

Ata janë të shpërndarë në 200 shtete ndërsa shteti në të cilin jetojnë më së shumti zviceranë është Franca, me 196 mijë sish

Në fund të vitit 2017 janë regjistruar 752 mijë zviceranë që kanë jetuar jashtë vendit, ose rreth 11 për qind e zviceranëve në përgjithësi.

Pjesëtarët e këtij grupacioni që ndryshe quhen “zviceranë të jashtëm” ose “Zvicra e pestë” (duke iu referuar 4 etnive që e bëjnë Zvicrën “e brendshme”) do të përbënin kantonin e katërt më të madh zviceran për nga numri i banorëve.

Vetëm kantonet: Cyrih, Bernë dhe Vaud kanë më shumë banorë se që ka “Zvicra e pestë”, konstaton Zyra Federale për Statistikë (BfS).

Ata janë të shpërndarë në 200 shtete ndërsa shteti në të cilin jetojnë më së shumti zviceranë është Franca, me 196 mijë sish, transmeton albinfo.ch. Pas saj vijnë Gjermania me 89 mijë, SHBA me 80 mijë, Italia me 50 mijë etj.

Shikuar sipas kontinenteve, më së shumti, gjegjësisht dy të tretat e tyre jetojnë në Evropë. Afërsisht një e treta në Amerikë dhe 7% në Azi.

Afërsisht tri të katërtat e zviceranëve të jashtëm, kanë, përveç pasaportës zvicerane edhe një përkatësi tjetër shtetërore.

Po ashtu statistika ka konstatuar se në mesin e tyre ka më shumë gra se burra dhe më shumë të rinj se të moshuar./sn/

Loading...