Ballina Aktualitet Lajme Dervishi për Alsat-M: Vrasja në Reçicë nuk ka të bëjë me politikën...

Dervishi për Alsat-M: Vrasja në Reçicë nuk ka të bëjë me politikën (VIDEO)

Anëtari i kryesisë së degës së BDI-së në Kumanovë, këshilltari Komunal dhe familjar i viktimës së sulmit në Reçicë Naip Rexhepi, Feriz Dervishi në një prononcim ekskluziv për Alsat M thotë se incidenti i dy dite më parë nuk ka të bëj më politikë. Dervishi thotë se tashmë i ndjeri Naip Rexhepi disa herë ishte provokuar por që nuk kanë dashur t’i kushtojnë vëmendje provokimeve siç i quan ai të ulëta.

Kjo që ndodhi atë ditë na erdhi pa pritur dhe tani jemi në shok e gjithë familja. Unë flas në emër të familjes Rexhepi dhe si anëtar i Këshillit Komunal të Kumanovës. Ua bëj me dije të gjithëve se nuk ka të bëje me politikë dhe nuk ka gisht gisht politika në vrasjen e tashmë të ndjerit, vëllait tonë, mikut tonë. Nuk ka te bëje me politikë, por është fakt se dikush i ka ndihmuar kësaj dhe për ne ka qenë shumë e papritur dhe sigurisht se koha do ta dëshmojë se kush është ai person që i ka paraprirë kësaj dhe neve na nxori në pritë dhe humbëm njeriun më të mirë – tha Feriz Dervishi, këshilltar i BDI-së në Kumanovë.

Nga ana tjetër, duke komentuar mbledhjen e dy fraksioneve të Kumanovës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Dervishi tha pas mbarimit të të gjitha procedurave, ish nënkryetari i integristëve, Nazmi Beqiri ishte kërcënuar.

Në atë mbledhje u zgjodh kryetari i degës së Kumanovës, por për fat të keq pasi që ishin 6 vota kundër dhe 34 ishin për si për listën ashtu edhe për Fatmir Idrizin, në fund Nazmi Beqiri na tha “mirë, por unë do të ju shemb”. Mbrëm shoh se ka shkruar disa gjëra në rrjetet sociale të cilat nuk kanë bazë dhe për këtë dyshoj se dikush e ka ndihmuar këtë punë dhe këtë tragjedi që na ndodhi neve familjes Rexhepi dhe gjithë miqve dhe shokëve. Ai në fjalën e vet tha se do t’ju shembi dhe shembje dhe dridhje më të madhe nuk mund të ketë se sa kjo që ndodhi në befasi. Për neve kjo është një shok dhe akoma jemi në stres të thellë, në emisioni për shkak të humbjes së Naip Rexhepi pasi që ai ka qenë një aktivist i denjët i cili i ka pri aksioneve pozitive – Feriz Dervishi, këshilltar i BDI-së në Kumanovë.

Dervishi duke u thirrur në emër të familjes Rexhepi, apelon që emri i viktimës të mos keqpërdoret për përfitime politike.

Adrian Kerimi

@tn.lajmelokale
@tetovanews