Ballina Argëtim Showbiz Bebe Rexha sjell këngë me Ne-Yo (Video)

Bebe Rexha sjell këngë me Ne-Yo (Video)

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po vazhdon të mbajë koncerte dhe po shfaq perfomanca mbresëlënëse anembanë botës.

Krahas kësaj, këngëtarja po vazhdon të sjell edhe projekte të tjera muzikore në tregun e huaj.

Bukuroshja jonë ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Ne-Yo dhe Stefflon Donin.

“Push Back”, titullohet kënga e re, e cila është shoqëruar me një video që shfaqen fjalët e tekstit.

“Më pëlqen kur një grua di si të lëvizë. Më pëlqen kur një grua është e pavarur, ka zemër dhe mendje. Është rahat me trupin e saj. Dhe, kur të lëshohet muzika ajo është e gatshme për lëvizje. Ajo u tregon sa me vetëbesim dhe rahat është. “Push Back”, flet për këto gra”, ka thënë Ne-Yo.

Kënga, gjithashtu pritet të futet në albumin e radhës që quhet “Good Man”, dhe pritet të lansohet më 8 qershor 2018.

@tn.lajmelokale
@tetovanews