Ballina Bota BE REAGON KUNDËR IZRAELIT

BE REAGON KUNDËR IZRAELIT

Bashkimi Evropian ka reaguar kundër gjuajtjes së forcave izraelite më armë zjarri ndaj palestinezëve të cilët marrin pjesë në protesta paqësore në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini thuhet se “Dje si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga forcat izraelite, kanë humbur jetën të paktën 9 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe një gazetar dhe një fëmijë ndërsa janë plagosur qindra persona. Kjo vë në pikëpyetje serioze përdorimin e forcës proporcionale nga Izraeli dhe kjo nuk duhet të injorohet”.

BE-ja shpreh pikëllim të madh për humbjet e jetëve të shumë personave gjatë protestave, duke uruar shërim sa më të shpejtë për të gjithë të plagosurit.

Në deklaratë po ashtu u bëhet thirrje të gjithë përgjegjësve për arritjen e ndihmave mjekësore për personat në nevojë.

– Është ritheksuar thirrja për vetëpërmbajtje

Në deklaratë ritheksohet thirrja e BE-së për vetëpërmbajtje në mënyrë që të pengohet rritja e tensioneve dhe humbjes së jetëve duke shtuar se BE është e gatshme të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme.

– “Marshi i Kthimit të Madh”

Forcat izraelie në protestat e mbajtura dje në kuadër të “Marshimit i Kthimit të Madh” vranë 10 persona dhe numri i dëshmorëve të rënë nga ushtarët izraelitë që nga 30 marsi e deri më tani është rritur në 31.

Në protesta janë plagosur 1.354 palestinezë nga të cilët 33 janë në gjendje të rëndë.

Palestinezët, të premten e javës së kaluar në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë të Izraelit.

Ndërsa ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Palestinezët planifikojnë që këto protesta të vazhdojnë për gjashtë javë. Një arsye tjetër për vazhdimin e demonstratave është se në këto data SHBA-të kanë njoftuar zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds.

– Çfarë është Dita e Tokës?

Izraeli më 30 mars të vitit 1976 pushtoi mijëra hektarë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit të cilët jetonin në rajonin Celile, në veri të shtetit. Pas kësaj popullata palestineze hyri në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër këtij uzurpimi.

Policia izraelite hapi zjarr ndaj personave që morën pjesë në protesta ku gjashtë prej tyre ranë dëshmorë ndërsa një numër i madh u plagosën.

Kjo ngjarje, e cila njihet si “Dita e Tokës”, vlerësohet si simbol i rezistencës së palestinezëve lidhur me çështjen e tokës, e cila është burim i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews